Komisioni i ligjeve, miratohet marrëveshja për bashkëpunimin Shqipëri-Emirate të Bashkuara për luftën ndaj terrorizmit

13 Shtator 2022, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2022-09-13 17:07:11

E pyetur nga Enkelejd Alibeaj, zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko tha se është hera e parë që lidhet një marrëveshje e posaçme ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Kjo i hap rrugë bashkëpunimit të mëtejshëm”, tha ajo.

Alibeaj tha se kjo marrëveshje duhet të ishte kërkuar nga qeveria shqiptare.

"Kush kryen krime, pas disa kohësh fillon e ndihet se është në Dubai. Ky fenomen ka filluar prej shumë kohësh. Duhet të kishte një kërkesë nga qeveria shqiptare drejt Emirateve të Bashkuara, por marrëveshja është kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe", u shpreh Alibeaj.

Në përfundim, marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit, u miratua.