Komisioni për raportin e Dick Marty-t/ Balla në 'Repolitix': Nuk ka qëllim hetimin, por mbledhjen e fakteve mbi këtë çështje! I përgjigjet PD: Tradhtinë e bëtë ju në 2011

26 Nëntor 2020, 22:38

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla tha se ngritja e këtij komisioni nuk ka për qëllim të hetojë, pasi atë e bën prokuroria, por është një Komision faktmbledhës i të gjitha materialeve lidhur me raportin e Dick Marty-t dhe akuzat e ngritura prej tij se UÇK ka kryer krime lufte në vendin tonë gjatë 1998-1999. Në lidhje me akuzat e Edi Palokës së ky komision është tradhti kombëtare, Balla tha se "e vetmja tradhti kombëtare është të votojë përfaqësuesi i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, rezolutën e Dick Marty".