Komiteti i Ekspertëve: Administrata, punonjësit e supermarketeve e të qendrave tregtare të vaksinohen deri më 31 dhjetor ose çdo 5 ditë do kërkohet test

2 Dhjetor 2021, 17:17

Punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe të qendrave tregtare që akoma nuk kanë marrë vaksinën e COVID do të duhet të vaksinohen deri më 31 dhjetor. Duke filluar nga data 4 janar, atyre do t'u kërkohet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose në të kundërt duhet të dorëzojnë test PCR negativ çdo 5 ditë.