Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ndryshojnë masat! Mbi 60-vjeçarët të bëjnë dozën e tretë, fëmijët mbi 16 vjeç dhe mbi 12 vjeçarët me sëmundje kronike ftohen për vaksinim

22 Tetor 2021, 14:21 | Përditesimi i fundit: 2021-10-22 19:18:46

Sot është mbledhur Komitetit Teknik i Ekspertëve, dhe ka dalë në një konferëencë për mediat.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka pranuar propozimet për të lejuar vaksinimin me dozë të tretë të personave mbi 60-vjeç. Po ashtu do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 16-vjeç, me konsensusin e prindërve dhe atyre 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit.