Koncesioni i pompave të naftës i pasigurt! KLSH: Kompetencat e Metrologjisë i kanë kaluar privatit, ndëshkimet për shkeljet në dorë të koncesionarit

26 Janar 2022, 18:38

Kontrolli i Lartë i Shtetit akuzon shtetin për delegimin tek privati të shërbimit të matjes së sasisë së karburanteve. Sipas KLSH kompania private, jo vetëm nuk ka ekspertë por kontrollon dhe punën e vet duke bërë që shqiptarët të paguajnë abuzime që kryen koncensionari i pompave.