Konferenca përmbyllëse e samitit, Von der Leyen: Të rrisim e të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë e Ballkanit Perëndimor

16 Tetor 2023, 19:40

Në një konferencë për mediat pas përfundimit të samitit të Procesit të Berlinit, së bashku me kancelarin gjerman,Olaf Scholz dhe kryeministrin Edi Rama, presidentja e KE-së, Ursula von Der Leyen u shpreh se duhet të rrrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë e Ballkanit Perëndimor.