Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Berisha: Qeveria legalizon kullat, por vë nën hetim të moshuarën për një kotec pulash

18 Shtator 2022, 19:01

Sali Berisha ka kujtuar historinë e të moshuarës nga Vlora pasi përfundoi në gjyq për ndërtimin brenda rrethimit të shtëpisë të një ndërtese që mund të shërbejë si kotec për pulat. Teksa i referohet pallateve dhe ligjit për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, Berisha thotë se Rama merret me të moshuarën dhe nga ana tjetër legalizon kullat. Sipas ish kryeministrit, kjo është arsyeja përse qytetarët po largohen nga Shqipëria.

“U zotua se do të përdorë ligjin. Çfarë përdorimi bëri. Ndjek penalisht një zonjë 82-vjeçare në Nartë se ka ndërtuar një kotec pulash pa leje. Ndërkohë që kullat në mes të Tiranës thotë se do ti legalizojë në kundërshtim me çdo ligj.