Kryeministri Edi Rama ka folur para banorëve në Zall Herr për konfiskimet e ndërtimeve pa leje, duke thënë se nuk janë prishur pazaret, ashtu sic është pretenduar këto ditë, por thotë se s’mund të lënë pasanikët që t’i bien në qafë.
“Kur përpiqesh të bësh dicka, duhet të përgatitesh të dëgjosh gjithçka. Nëse nuk do të të shajnë e mallkojnë mos dil nga shtëpia, rri brenda. Nëse do që të gjithë të thonë sa burrë i mirë, as mos fol, as mos lëviz vendi dhe as mos u duk. Atëherë je burrë i mirë, i ndershëm, je për t’u bërë krushk. Nëse merr përsipër të bësh një punë dhe fillon t’i ndryshosh gjërat, gjithmonë ka baltë për ty sa të duash. Kam dëgjuar këto ditë që thonë, ato pallatet nuk u bënë Brenda ditës. Aty i kishit apo ju prishën pazaret. As pallatet nuk u bënë Brenda ditës, as kultura e ligjit. Kultura e ligjit nuk është si pallat që ndërtohet për 2-3 vjet, por kërkon kohën e vet.
Kur filluam t’i vëmë fre ndërtimeve pa leje, nuk kishte asnjë pallat të vetëm pa shtesa. Ndërkohë që sot janë pak. Janë shumë pak në tërësinë e veprimtarisë që zhvillohet por janë raste shumë brutale arrogance dhe karshillëku ndaj të gjithëve. Nuk mundet që të mos lejojmë dhe të shembim ndërtime pa leje në fshat apo të njerëzve që sidoqoftë nuk I bëjnë për t’i shitur apo fituar dhe të lejojmë që këta pasanikë të jenë pa kufij në përpjekjen për të bërë më shumë fitim për t’i rënë në qafë të gjithëve. Nuk ka Pazar të prishur se të ishte për pazar, gjysmat e pallateve do t’i jepnin për të mos përfunduar në kthetrat e këtij operacioni”, tha Rama.