Konflikt për varret mes fshatrave fqinje të Fierit e Vlorës, banorët e Ferrasit: Vijnë dhe i kryejnë varrimet në fshatin tonë, kanë rrethuar rrugën me kangjella hekuri

31 Janar 2022, 11:49 | Përditesimi: 31 Janar 2022, 16:33

Banorët e fshatit Ferras të Fierit dhe fshatit Fitore të Vlorës, fshatra kufitarë, janë në një konflikt për varrezat. Banorët e Fitores, të cilët më parë kanë jetuar në Ferras, shkojnë dhe i varrosin të afërmit e tyre po në varrezat e fshatit ku kanë banuar më parë. Kjo ka krijuar shqetësim për banorët e Ferrasit, të cilët shprehen se banorët e Fitores duhet t'i varrosin të afërmit aty ku edhe banojnë. Ata denoncojnë edhe faktin se rrugicat mes varrezave janë rrethuar me kangjella, duke kërkuar heqjen e tyre.

'Këtu kanë ardhur të huaj pa pyetur njeri. Këtu para një viti edhe kontribuuam, ndërsa sot rrethohen varrezat, këto i bëjnë banorët e fshatit Fermë Fitore. Kangjellat duhet të hiqen, nuk po kërkoj të zhvarrosen ata që janë varrosur, por të hiqen e mos të vihen më kangjellat. Po zaptojnë varrezat", thotë një banorë.

r.k./Shqiptarja.com