Konflikti në PD/Skenarët pas 5 janarit, beteja e Berishës për legalizimin e statutit paralel mund të zgjasë një dekadë

25 Dhjetor 2021, 19:31 | Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 19:31

Pas disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar 2022, për t’u larguar nga selia bashkë me lidershipin e tij. Në të kundërt, Sali Berisha ka sinjalizuar se do të rrethojë me mbështetësit e tij selinë blu, duke nënkuptuar mundësinë e largimit të Bashës me forcë. Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka deklaruar se po përgatitet për të përballuar të gjithë skenarët e Sali Berishës, përfshirë edhe një sulm të mundshëm të këtij të fundit, për të marrë me forcë selinë. Dy grupet, pasi kanë shkarkuar dhe nuk njohin njëri-tjetrin, duket se po shkojnë drejt një përplasje fizike.

KT/Shqiptarja.com