Konflikti për nëndetëset, Rama pyetet nga televizioni francez 'me Parisin apo Uashingtonin'! Kryeministri: Nuk futemi në këtë krizë

25 Shtator 2021, 09:14

Në intervistën e dhënë për televizionin francez TV5Monde, Kryeministri Rama u pyet edhe për qëndrimin e Shqipërisë në konfliktin mes Francës dhe SHBA-ve për çështjen e nëndetëseve.  Rama tha se Shqipëria nuk mund të këtë lloj krize.

“Jo. Ne jemi vërtet aleatë krenarë të SHBA, por jemi gjithashtu miq shumë krenarë të Francës,  dhe nuk hyjmë në këtë lloj krize, le të themi, mes atyre të dyve, sepse nga njëra anë nuk mund të bëjmë asgjë për ta zgjidhur dhe nga ana tjetër, jam i sigurt që ndërmjet presidentit Macron dhe presidentit të SHBA Joe Biden, ka mjaft aftësi për të dialoguar dhe për ta zgjidhur krizën në mënyrën më miqësore", tha Rama.