Kongresi i PS-së, i ftuar Ylli Rakipi

26 Mars 2019, 15:53

Gazetari Ylli Rakipi ishte ditën e sotme në emisionin 5 Pyetjet nga Babarmo në Report TV ku foli për situatën politike në vend. Ai komentoi edhe rolin e Rudina Hajdarit në Partinë Demokratike. Rakipi tha se caktimi i Azem Hajdarit ishte një dobësi e Lulzim Bashës dhe e opozitës.

"Një prej deputetëve të opozitës së re këndon nëpër dasma të shtunave dhe të dielavë. Nga ana tjetër, pse duhet të jetë deputete vajza e Azem hajdarit. Enver Hoxha familjët e vet nuk i bënte. Ajo është dobësia e Lulzim Bashës. Dobësia e opozitës. të jesh i pafuqishëm për të bërë opozitën dhe politikën", u shpreh Rakipi.