Kontrollet në banesën e Beqajt, avokati: I janë sekuestruar telefona, kompjuterë e dokument, janë hetime ndaj një personi tjetër

29 Dhjetor 2023, 16:21 | Përditesimi i fundit: 2023-12-29 21:12:18

Ilir Yzeiraj, avokati i Ilir Beqajt ka folur për mediat lidhur me kontrollet që i janë ushtruar ish-ministrit të Shëndetësisë në banesë. Ai thotë se në banesë i janë sekuestruar kompjuterë, dokumente e celularë, po ashtu materiale të tilla janë sekuestruar edhe në ambientet e tjera të kontrolluara si në farmacitë Delta Pharma apo Natë e Ditë, si edhe në banesa të tjera të kontrolluara.