Koordinatori i Reanimacionit, Lilaj: Situata në QSUT jo e mirë, maskat me detyrim

17 Qershor 2020, 09:37 | Përditesimi i fundit: 2020-06-17 11:54:47

Emisioni Repolitix trajtoi situatën epidemologjike në vend pas rritjes së ndjeshme të numrit të të prekurve. Të ftuar në studio koordinatori I shërbimit të Reanimacionit për Covid-19 në QSUT- Profesor Krenar Lilaj, kreu I komisionit të Shëndetësisë Enver Roshi , epidemiologu Ilir Alimehmeti dhe sociologu Gezim Tushi. Në lidhje skype nga Italia mjeku Genc Kapxhiu dhe gazetari Zekeria Mexhiti nga Maqedonia e Veriut. Koordinatori i Reanimacionit, Krenar Lilaj thotë se situata në QSUT nuk është e mirë, kjo për shkak të rritjes së rasteve të shtuara së fundmi në spital. Sipas tij, nëse qytetarët nuk do të ndërgjegjësohen, situata do të agravohet. Ai tha se maskat duhet të jenë të detyrueshme për qytetarët pasi ata nuk po respektojnë distancimin fizik.