Korça s’ka më asnjë pallat të braktisur nga ndërtuesit, Lame: Korçarët, më të 'paaftit' për të ndërtuar pa leje

14 Gusht 2022, 19:29

Korça është zona që mban vendin e fundit në Shqipëri për numrin e ndërtimeve pa leje në përgjithësi, por edhe për numrin e pallateve të ndërtuara dhe të braktisura nga ndërtuesit. Kështu ka bërë me dije sot drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, i cili këtë fundjavë ishte në Korçë për të përfunduar procesin e legalizimit të një pallati të braktisur nga ndërtuesit.