Korçë/ 31-vjeçari me precedent penal arrestohet në flagrancë me armë zjarri, në 2017 qëlloi me kallashnikov drejt një lokali nate! Tentoi t'i arratiset policisë

31 Dhjetor, 10:04 | Përditesimi: 31 Dhjetor, 10:04

Një aksion i Komisariatit të Policisë së Korçës, mbrëmjen e djeshme, ka çuar në arrestimin e një 31-vjeçari. Gjatë një kontrolli në një lokal të qytetit, shërbimet e policisë konstatuan se i riu mbante armë zjarri pa leje.

I arrestuari është Andi Qeraxhi, një emër i njohur për policinë për shkak të precedentëve penalë. Sipas burimeve zyrtare, 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, ndërsa në vitin 2017 ka qëlluar me kallashnikov drejt një lokali nate në periferi të qytetit të Korçës.

Ai rezulton gjithashtu i përfshirë edhe në veprimtari të paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

E.H/Shqiptarja.com