Një makinë tip "Citroen" është djegur plotësisht gjatë natës, ndërsa ishte i parkuar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Kamenicë, ndërsa mjeti ishte në pronësi të Hyset Bezatit, 33 vjeç.
33-vjeçari nuk rezulton të jetë një person problematik dhe nuk ka pasur konflikte të mëparshme, ndërsa sipas policisë djegia e mjetit dyshohet të jetë e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur gjatë orës 00:03 në hyrje të fshatit Kamenicë.

















