Një 26-vjeçar në Korçë është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Por teksa blutë shkuan për ta prangosur, i riu me precedent penal dhe person me rrezikshmëri të lartë, kërcënoi me jetë punonjësit e policisë.
I riu Renato Lipe u vu në pranga dhe iu sekuestrua pistoleta me fishekë në fole.
Policia kishte shkuar ta arrestonte në shtëpi për shkak se kishte marrë informacion pasi Lipe posedonte një armë pa leje. Ai kundërshtoi të hapte derën dhe kërcënoi me jetë efektivët.













