Korçë/ Rikthehen reshjet e dëborës në Qafë Thanë, mjetet borepastruese në terren

10 Janar, 20:45 | Përditesimi: 10 Janar, 20:45

Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë rinisur në zonën e Qafë Thanës, në territorin e Pogradecit. Aktualisht, lëvizja e mjeteve kryhet pa përdorimin e zinxhirëve, ndërsa kontraktorët janë në terren duke kryer kriposjen dhe pastrimin e vazhdueshëm të aksit rrugor.

E.H/Shqiptarja.com