Korçë/ Zjarr në magazinën e ushqimit të bagëtive! Tentoi të shuante flakët, plagoset pronari

2 Nëntor 2022, 11:07

KORÇË-  Një magazinë në fshatin Kamenicë ku ruhej baza ushqimore e bagëtive në pronësi të Arben Dalipit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme rreth orë 21:00. Duke u përpjekur që të shuante flakët, pronari ka pësuar djegie trupore.