Report Tv ka zbardhur dosjen e hetimit të SPAK që çoi në pranga ish drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin. Sipas dosjes thuhet se Gëllçi favorizoi kompaninë fituese edhe pse sipas KLSH kjo kompani nuk i plotësonte kualifikime për të marrë pjesë në një tender të tillë.
Sipas KLSH dhe SPAK, Gëllçi ka bërë tender pa marrë ende miratimin e AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’ dhe ka bërë preventivin e projektit pa ditur nëse fondit prej 100 milionë lekësh do i miratohej nga Ministria e Financave. Një tjetër shkelje ishte edhe zgjatja e afatit të firmës fituese përtej 45 ditëve që ishte në kontratë. Sipas dosjes se siguruar nga Report Tv këto pajisje qe kushtuan afro 1 milion dollarë dhe duhej qe te dorëzoheshin ne RTSH për 45 dite, por ky afat është shtyrë nga Gëllçi

















