Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Avokat Gashi: Albin Kurti ndihet i sigurt

20 Maj, 23:04

Kosova duket se është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ka qenë vetë kryeministri Kurti që i ka lëshuar sfidën partive opozitare, teksa ka qenë ky zhvillim që u diskutua në pjesën e dytë të '5 Pyetjet' me Babaramon me avokatin Tomë Gashi, deputetin e PD-së Kreshnik Çollaku dhe përfaqësuesin e PDK, Adri Nurellari.