Kosova kërkon 3 doza vaksine kundër COVID ose 2 doza dhe tampon për të kaluar kufirin, protestë në doganën e Morinës, qytetarët: Të heqë testin PCR dhe dozën e 3-të

24 Janar 2022, 11:49 | Përditesimi i fundit: 2022-01-24 15:59:25

Qytetarët e Kukësit po zhvillojnë një protestë paqësore në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë. Qëllimi i protestës është heqja e pengesave për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët nuk janë të vaksinuar me tre doza të vaksinës, siç thotë vendimi i qeverisë së Kosovës, pasi askush nuk mund të hyjë në Kosovë pa dëshminë e vaksinimit me tre doze, ose me dy doza plus tampon PCR.