Kosovë/ Ish këshilltari i Pacollit arrestohet për vrasjen e gruas! Dyshohet se porositi krimin! Në pranga edhe ekzekutori: Naimi më premtoi 30 mijë euro

1 Dhjetor 2023, 21:06

Detaje tronditëse janë zbuluar sot nga vrasja e 33 vjeçares Liridona Murseli në Prishtinë. Mediat e Kosovës shkruajnë se për krimin e rëndë, janë arrestuar burri i viktimës, Naim Murseli dhe bashkëfshatari i tij, Granit Plava i cili dyshohet si vrasësi. Në dëshmirë e tij ai ka zbuluar se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro në këmbim të vrasjes së gruas së tij.