Kreditë e garantuara nga shteti për policët mjekët e ushtarakët, Rama vizitë në shtëpinë e njërit prej efektivëve

29 Dhjetor 2023, 20:33 | Përditesimi i fundit: 2023-12-29 22:39:59

92 efektivë policie festojnë ndërrimin e viteve në shtëpi të re të përfituar nga programi me kredi me interes zero. Kryeministri Rama ishte në shtëpinë e njërit prej tyre ku pas kartave të ushqimit për familjet, dietat ushqimore dhe rritje tjetër të pagave, u premtoi punonjësve të policisë zgjerim të mbështetjes.