Kreu i ARRSH: 9 eskavatorë dhe 22 kamionë në pjesën e shembur të rrugës Librazhd-Pogradec! Për 2-3 ditë kemi projektin e rrugës alternative

26 Shkurt, 14:16 | Përditesimi: 26 Shkurt, 14:16

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli tha se në pjesën e shembur të segmentit Librazhd-Pogradec janë 9 skavatorë prezentë, 22 kamionë,, ndërsa shtoi se ka përfunduar devijimi i shtratit të lumit që godiste hekurudhën. Kozeli shtoi se projekti për ndërtimin e rrugëë alternative me gjatësi të parashikuar rreth 1.3 kilometra, pritet të shpallet pas 2 apo 3 ditëve, kur do të bëhet dhe dorëzimi pranë ARRSH-së nga projektuesit.

 

I.M/Shqiptarja.com