Kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë

22 Nëntor, 08:50 | Përditesimi: 22 Nëntor, 08:50

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH, kanë shkuar mëngjesin e së shtunës në GJKKO, ku pritet të mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë. Ata janë lënë në arrest shtëpie pasi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

I.M/Shqiptarja.com