Kreu i Omonias deklaroi se në Himarë kishte 20 mijë grekë, Baçi: Deklaratë e pranueshme në prag fushate për t’u dukur më i fuqishëm përballë rivalit

21 Dhjetor 2022, 07:13 | Përditesimi i fundit: 2022-12-21 07:14:00

Deputeti demokrat, Luan Baçi tha se deklarata e bërë nga kreu i Omonias, Fredi Beleri ku thoshte se në Himarë ishin 20 mijë grekë, ishte një deklaratë e bërë në prag fushate për të trembur kundërshtarin politik.

I ftuar në Repolitix me gazetarin Denis Minga, Baçi tha se nuk ishte vënë në siklet nga deklarata e Fredi Belerit i cili pritet të jetë kandidati i PBDNj-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku partia që pritet të përfaqësojë do të ketë një marrëveshje me PD-në e Berishës.

Sipas tij, ajo çfarë tha Beleri është e pranueshme sepse theksoi se nuk kishte informacion të saktë dhe shtoi se e gjitha mund të ketë qenë një retorikë për t’u dukur më i fuqishëm përballë kandidatit të mazhorancës.