Kreu i PD e akuzoi se firmat po ia mbledhin kriminelët, Berisha nga Librazhdi: Basha më kërkonte në telefon të mos e përmend Suel Çelën, shikoni tabulatet

19 Nëntor 2021, 18:35 | Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 18:35

Duke iu përgjigjur akuzave të Bashës se firmat po ja mbledhin kriminelët, Berisha tha se në rrjetet sociale të tij ka shumë se të gjithë denoncime për Suel Çelën, ndërsa shtoi Basha përmes telefonatave i kërkonte të mos ja përmendë emrin. Berisha tha se nuk ndikohej nga kryetari i selisë blu. Sa i përket firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, Berisha tha se numri nga 4200 firma po shkon drejt 5 mijë, por nuk i publikon ato pasi ruan privatësinë duke qenë se ka të dhëna personale.

KT/Shqiptarja.com