Kreu i SHISH raporton për sulmet kibernetik, te ‘Siguria’ debat mes palëve politike! Naço: Me dyer të mbyllura! Opozita: Ju funksiononi si bandë

3 Tetor 2022, 13:29

Në komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare zhvillohet sot një seancë dëgjimore me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror në lidhje me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS në datë 8 shtator 2022, dhe ndërprerjen e sistemeve kompjuterike qeveritare dhe pezullimin e shërbimeve online në muajin korrik 2022.