Kreu i SPAK, Altin Dumani bën homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja

7 Tetor, 13:25 | Përditesimi: 7 Tetor, 13:25

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka bërë homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra një ditë më parë në sallën e gjyqit. Gjyqtari u qëllua me tre plumba nga Elvis Shkambi menjëherë pasi shpalli verdiktin për një konflikt pronësie. Autori ka dëshmuar se i kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet dhe se vendosi që të qëllojë kundrejt gjyqtarit, pasi vendosi kundër xhaxhait të tij, Gjon Shkambi.

r.k./Shqiptarja.com