Krim i rëndë në familje, 55-vjeçari vret me kallashnikov bashkëjetuesen në fshatin Nënshat në Vaun e Dejës! Burri tenton vetëvrasjen, përfundon i plagosur në spital

9 Janar 2022, 18:17 | Përditesimi: 9 Janar 2022, 21:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Nënshat të Bashkisë Vau Dejes. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Niko Hila, 55-vjeç, ka vrarë me kallashnikov bashkjetuesen 40 vjeçare. Mesohet se viktima është Xhuliana Topalli 40 vjeçe. I plagosur është edhe burri 55-vjeçar, Niko Hila i cili është dërguar në spital, ndërsa nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja

AV/Shqiptarja.com