Krim në familje/ Nipi vret me armë gjahu xhaxhanë në Vlorë dhe më pas veten! Autori me probleme të shëndetit mendor! Dyshohet se shkak kanë qenë konfliktet për pronën

25 Tetor 2021, 20:11

VLORË- Një krim i dyfishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku nipi ka vrarë xhaxhanë dhe më pas veten.

 Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Mekat të Vlorë, e ndërsa viktimat janë identifikuar si Genci Koreta, 39 vjeç (nipi) dhe xhaxhai Jorgji Koreta, 64 vjeç. I riu, i cili paraparkisht dyshohet se vuante nga depresioni, ka qëlluar me armë gjahu xhaxhanë teksa mbillnin ullinjtë, e ndërsa mendohet se shkak ka qenë një konflikt për pronën.