Krim në familje/ Nipi vret me armë gjahu xhaxhanë në Vlorë dhe më pas veten! Dyshohet se shkak kanë qenë konfliktet për pronën

25 Tetor 2021, 19:05 | Përditesimi i fundit: 2021-10-25 19:20:58

VLORË- Një krim i dyfishtë ka tronditur fshatin Mekat të Vlorës pasditen e kësaj të hëne. Një i ri ka vrarë me armë gjahu xhaxhanë me më pas veten.

Mësohet se viktima kanë mbetur nipi, i identifikuar si Genci Koreta, 39 vjeç dhe xhaxhai Jorgji Koreta, 64 vjeç. Paraprakisht shkak i ngjarjes kanë qenë konfliktet për pronën. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se 39-vjeçari vuante nga depresioni, megjithatë ky është një informacion që nuk është konfirmuar zyrtarisht.