Kriza energjetike, Rama nga Beogradi: Do i drejtohemi me shkrim Bruskelit, BE të na ndihmojë të përballojmë 7 muajt e tmerrshëm

2 Shtator 2022, 14:05

Kryeministri Edi Rama theksoi se do i drejtohen me shkrim Brukselit për t’i dhënë mbështetje financiare në mënyrë që të përballojnë krizën energjetike. Ndër të tjera shtoi se do kërkojnë që kërkesës së tyre t’i bashkohen edhe shtetet që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur. Gjithashtu theksoi se një prej marrëveshjeve të tjera është agjencia e Ballkanit të Hapur për investimet e huaja.

“Ne kemi buxhetet tona shumë modeste. Do i drejtohemi me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, të tre së bashku dhe me kënaqësi do të pranonim edhe firmën e 3 vendeve të tjera për ti kërkuar të njëjtën gjë për ne, një mbështetje financiare ekstra përveç mbështetjes sonë buxhetore. Parashikimet që kemi ndarë me presidentin e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe kolegët e tjerë janë marramendëse. Kemi përpara 7 muaj të tmerrshëm. Afro gjysmë miliardi euro për Shqipërinë që do të shkojë për mbajtjen e sistemit. Shpresoj që të jemi dhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie.

Kemi firmosur marrëveshje të tjera. Jemi optimist. Ne duam të zgjerojmë investimet duke krijuar një agjenci të përbashkët investimi, agjencia e Ballkanit të Hapur për investimet e huaja”, tha Rama.

  •  

    No videos found.