Kriza politike/ Dorëhiqen kryebashkiakët, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme! Ekspertët: Sistemi, në funksion të një njeriu

2 Tetor 2023, 17:09

Pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të disa kryebashkiakëve serbë, tashmë është e dukshme se vendi po përgatitet për zgjedhe të parakohshme që do të mbahen në një ditë me ato parlamentare. Por ekspertët thonë se zgjedhjet nuk do zgjidhin krizën politike në Serbi, e përfshirë nga protestat kundër qeverisë aktuale prej gati dy vitesh.