Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetën një person, nuk mundi të dalë nga shtëpia

18 Tetor 2021, 17:53 | Përditesimi: 18 Tetor 2021, 17:53

Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Korçë, pasi banesa në të cilën ai rrinte u përfshi nga flakët. Viktima është identifikuar si Piro Dolani, ndërsa ngjarja u regjistrua në lagjen 12 në qytet, në zonë e quajtur Çezma e Amzës.

Në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë 4 persona, ku 3 prej tyre mundën të dilnin në kohë jashtë, por fatkeqësisht 65-vjeçari mbeti i bllokuar brenda, duke bërë që të humbte jetën nga flakët.

KT/Shqiptarja.com