Krujë/ 100 persona, mes tyre dhe fëmijë, nga lagje të ndryshme të qytetit me shenja helmimi paraqiten në urgjencë! Dyshohet se janë helmuar nga uji

25 Tetor 2021, 17:18 | Përditesimi i fundit: 2021-10-25 20:19:23

KRUJË- Një fluks i madh qytetarësh, rreth 100, prej dy ditësh i drejtohet spitalit të Krujës me shqetësime të ndryshme, kryesisht, diarre, të vjella , dhimbje barku si edhe temperaturë.

Të sëmurët janë të moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit të cilët prej më shumë se 24 orësh kërkojnë mjekim.