Krujë/ Kultivuan 50 bimë kanabis, shpallet në kërkim 62-vjeçari dhe vihet nën hetim babai i tij! Në pranga një 66-vjeçar

2 Shtator, 14:10 | Përditesimi: 2 Shtator, 14:10

Një 62-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia dhe babai i tij 82-vjeçar është vënë në hetim pasi dyshohet se kanë kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike. Po në Krujë, një 66-vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa ujiste 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij.

I.M/Shqiptarja.com