Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon shkarkimin? KQZ mblidhet nesër për Kreshnik Hajdarin! Greqia sjell letërporosinë

13 Nëntor 2023, 15:24

Drejtësia greke i ka përcjellë ministrisë sonë të Drejtësisë, një vendim që fakton se kryebashkiakut i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar. KQZ do të mblidhet të martën për të vendosur nëse do të shkarkohet apo jo.