Kryemadhi akuza të forta qeverisë: Marrin njerëz me kontrata 6 mujore dhe u përgjysmojnë rrogat punonjësve, për t'i paguar

7 Shtator 2020, 22:20

Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë duke thënë se jo që nuk kanë për t'u rritur rrogat mësuesve dhe infermierëve, por se punonjësve u është kërkuar të përgjysmojnë rrogën dhe të marrin njerëz të tjerë në punë me kontrata 6 mujore. Kjo tha Kryemadhi është skandal dhe ndodh në çdo drejtori.