Kryemadhi në Report Tv: LSI do lista 100 % të hapura! Koalicionet parazgjedhore? Opozita do të shkojë si një grup i vetëm kundër Ramës

7 Shtator 2020, 21:43 | Përditesimi i fundit: 2020-09-07 21:43:52

'5 Pyetje nga Babaramo' ka nisur mbrëmjen e sotme sezonin e ri, ku të ftuarën e parë ka pasur kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin. Duke folur për listat e hapura dhe koaliconet parazgjedhore të cilat pritet të përcaktohen këtë muaj në Kodin Zgjedhor, Kryemadhi tha se LSI është partia që do lista 100 % të hapura dhe se deklarata e Ramës se po nuk u siguruar kuota gjinore nuk do kryhet janë demagogji për të hequr vëmendjen nga problemet reale të vendit dhe se nuk i do listat e hapura.