Kryemadhi si Berisha: Komisioni për inceneratorët është për të mbuluar çështjen

17 Shkurt 2022, 14:46 | Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 14:46

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ashtu si Sali Berisha, mendon se komisioni hetimor për inceneratorët, është bërë për të mbuluar çështjen.

‘Ne kemi kërkuar për të qenë pjesë e komisionit hetimor, kemi kërkuar të shkojë Vasilit, por është vendosur veto nga PD. Unë kam kërkuar që të jem. Çështja e inceneratorëve është një skemë piramidale. Këtu përgjegjësitë janë të kryeministrit dhe të qeverisë shqiptare. Çështja e komisionit hetimor, është nëse do të mbulosh një çështje, ngri një komision hetimor. Për të mos çeduar punën e SPAK, duke krijuar raporte të dyfishta.’- tha Kryemadhi.

r.k./Shqiptarja.com