Kryemadhi sulmon Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Skandal, morën vendim për të mos marrë në pyetje komisionin e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit

16 Shkurt 2022, 15:15 | Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 15:15

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar sot Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku tha se kanë marrë vendim 'skandaloz' për të mos marrë në pyetje komisionin që vendosi për dhënien me koncesion të  inceneratorit të Elbasanit.

Me një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se është qesharak arsyetimi për marrëveshjen me SPAK për ruajtjen e sekretit hetimor.

KT/Shqiptarja.com