Kryesia e PD, analisti Nesturi: Kopjojnë Ramën! Largimi i Malltezit lojë e Berishës, Basha i pafuqishëm! Godole do eliminohet nga partia pas deklaratave për ‘Non Grata'

1 Shtator 2021, 13:46

Lënia jashtë çdo organi vendimarrës të Jamarbër Malltezit nga Këshilli Kombëtar i PD, sipas analistit Plator Nesturi është një zgjedhje taktike e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo nuk është lojë e kryetarit Lulzim Basha por e Berishës nënvizon analisti.

“Nëse Berisha do kishte dashur të jetë anëtar i kryesisë do kishte qenë, kjo nuk është lojë e Bashës por e Berishës. Vetë PD duhet të shikojë çfarë linje duhet të ndjekë. Berisha ka një betejë të tijën, PD i duhet vetëm për suport. Basha të dorëzojë lidership ose të dorëzoje postin te Berisha”, tha ai në Report Tv.