Kualifikimi i kombëtares në Euro 24/ Nis festa në Tiranë, në sheshin ‘Skënderbej’ shpërthejnë fishekzjarrët

20 Nëntor 2023, 23:08

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në "Air Albania". Kuqezinjtë e mbyllin garën si të parët në grupin E.

Pas kualifikimit, në ‘Air Albania’, ku po mbahet një koncert me këngëtaren Juliana Pasha me këngë patriotike. Tifozët kanë ndezur dritat e telefonave duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

Ndërkohë edhe në rrugët e kryeqytetit ka shpërthyer festa. Tifozët e mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ kanë kërcyer dhe kënduar këngë patriotike, ndërsa mbajnë flamurin kombëtar në krahë. Po ashtu pas kualifikimit kanë shpërthyer edhe fishekzjarrët.