Kufiri i gabuar, i ftuar Liburn Aliu

5 Shkurt 2019, 15:12 | Përditesimi i fundit: 2019-02-06 15:59:50

Deputeti i Partisë së Lëvizjes Vetvendosja,në Kosovë Liburn Aliu ishte i ftuar mbrëmjen e kasaj të hëne në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" ku foli për çështjen e kufijve të Kosovës.

Mundësia e një marrëveshje të fshehtë te mundshme të nënshkruar mes Prishtinës e Beogradit për korrigjimin e  territoreve, ishte një ndër temat e trajtura në emision ku deputeti i Lëvizjes Vetevendosje e ka konsideruar një proces jolegjitim dhe krejtësisht të rrezikshëm sipas tij idenë e korrigjimit të mundshëm, të kufijve që do të cënonte interesat territorialë të Kosovës.

Duke iu referuar  kufinjve aktual në hartë, deputeti Aliu ka shpjeguar se platforma e paraqitur në emër të delegacionit  shtetëror të Kosovës duhet studiuar me kujdes pasi vihet në diskutim çështja e kufijve të Kosovës. Sipas tij loja e kufijve ëhstë e rrezikshme,dhe përmes kësaj qasje duan ta maskojnë Kosovën me korrigjim kufijsh.