Kukës/ Emigrantët kthehen për Vitin e Ri dhe gjallërojnë Shishtavecin, të rinj e të moshuar e presin 2024 me këngë e valle

1 Janar, 16:07

Festa e Vitit te Ri ka gjallëruar fshatin e Shishtavecit në Kukës. 2024 është pritur ndryshe me valle tradicionale.

Emigrantët ndonëse në numër të pakët këtë vit janë kthyer në vendlindje për të festuar me familjarët e tyre duke i dhënë më shumë jetë fshatit.

Të rinjtë në ditën e parë të vitit të ri janë mbledhur në qendër të fshatit për të hedhur valle tradicionale të Gores duke i uruar njëri-tjetrit një vit sa më të mbarë.