Kukës/ Po trafikonte 32.7 kg kanabis drejt Kosovës, arrestohet 38-vjeçari! Droga iu gjet në makinë, në pranga dy bashkëpunëtorët

14 Nëntor 2023, 11:16

Një 38-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar Qafë Prush, pasi ka qenë duke transportuar 32.7 kg kanabis drejt Kosovës. Policia po ashtu ka arrestuar edhe 2 persona të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar me 38-vjeçarin, Jetmir Krasniqi për trafikimin e lëndës narkotike.