Kukës/Gjendet një trup i pajetë pranë 'Urës së Drinit të Zi', policia nisin hetimet për identifikimin e viktimës

28 Korrik, 20:53 | Përditesimi: 28 Korrik, 20:53

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës. Sipas policisë, trupi i përket një burri, por ende nuk është identifikuar. Nga informacionet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

r.k./Shqiptarja.com